Kurti: Vizita e shefit të CIA-s, dëshmi e marrëdhënieve të forta midis dy shteteve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Drejtorin e CIA-s, William Burns.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat qeveria e Kosovës e vlerësoi si “moment të rëndësishëm historik” në raportet mes Kosovës dhe SHBA-së vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë.
“Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar, të publikuar në rrjetet sociale.
Institucionet e sigurisë, inteligjencës dhe Qeveria e Kosovës u tha se janë të përkushtuara që të avancojnë bashkëpunimin me CIA-n.
“Kryeministri Kurti e falënderoi drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhen në njoftim.
Takimi mes Kurtit dhe Burnsit në Kosovë u zhvillua pasi kryeministri kosovar ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik, ndoqi nga afër Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje