Doohan te Alpine në 2025 përkrah Gasly
Alpine njoftoi zyrtarizimin e Jack Doohan si pilot zyrtar në vitin 2025 – duke zëvendësuar Esteban Ocon përkrah Pierre Gasly. 21-vjeçari australian është pjesë e Akademisë së Alpine prej 3 vitesh kur u largua nga Red Bull. Sezonin e shkuar ai u rendit i 3-ti në botërorin e F2. Ndërsa u shpall nënkampion në vitin 2021 në F3.

Zërat për promovimin e tij u shtuan kur Ocon firmosi kontratën për Haas në vitin e ardhshëm. Doohan ka përshkuar qindra km testime për Alpine dhe ka testuar në Provat e Lira në Meksikë dhe Abu Dhabi në vitet 2022-2023 si dhe në Kanada & Britaninë e Madhe këtë sezon.

Në njoftimin për kontratën e re, Alpine sqaroi se Doohan do të përmbushë rolin e pilotit rezervë deri në fund të sezonit duke vazhduar testimet me makinën e vitit 2022, A522 F1. Gjithashtu në fundjava të caktuara do të grumbullojë të dhëna për skuadrën në simulator.

Sa i përket sezonit të ardhshëm, janë ende 3 skuadra që nuk kanë plotësuar formacionet e tyre. Mercedes, RB dhe Kick Sauber nuk kane vendosur ende për pilotët që do të garojnë përkrah Russell, Tsunoda’s dhe Hulkenberg respektivisht.
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara