Vodhi marketin në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari! Policia: I dënuar në Francë për…
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka me cigare, në një market në rrugën “Sitki Çiço” në kryeqytet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat e vjedhura, një shumë parash si dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Policia bën me dije se 41-vjeçari ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale dhe në Francë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së tiranës për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rikthimi”.
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi S. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale në Francë.
41-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka me cigare, në një market në rrugën “Sitki Çiço””, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet