I dyshuar për disa vjedhje, policia e Kavajës kap hajdutin shëtitës

23 Gusht 2024 | 11:33

Policia e Kavajas ka arrestuar autorin e 3 vjedhjeve dhe një tentative vjedhjeje në këtë qytet në muajin korrik. në pranga u vu shtetasi P. Z., 59 vjeç, banues në Fier.

I arrestuari, aktualisht është në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për të njëjtin krim.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas: më datë 22.08.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ka vjedhur 2 celularë; më datë 22.08.2024, në Golem, ka vjedhur sende personale, në një automjet; më datë 22.08.2024, në fshatin Synej, ka tentuar të vjedhë në një banesë; më datë 25.07.2024, në Kavajë, ka vjedhur në një banesë. Më tej, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi P. Z. ishte aktualisht në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 10.05.2024, ka vjedhur në një automjet në Lushnjë, dokumente dhe një shumë eurosh”, bëri me dije policia.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 59-vjeçari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026