Si u qëllua me breshëri “Audi” i blinduar, identifikohen personat që shkëmbyen zjarr

24 Gusht 2024 | 13:37

Shkëmbim zjarri gjatë mbrëmjes në Bushat të Shkodrës, fatmirësisht pa të lënduar. Në shënjestër dhe një automjet audi i blinduar.

Tre persona janë shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar të atentatit mbrëmjen e së premtes në Vaun e Dejes, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Njëri prej tyre, i cili ka qenë me motomjet ka qëlluar me automatik kallashnikov drejt automjetit tip Audi që ishte parkuar në anë të rrugës në fshatin Rranxa të Bushatit.

Sipas informacioneve autorët e tjerë kanë qenë në një mjet tip BMW që tashmë është sekuestruar nga policia.

Nga kqyrja e mjetit të sekuestruar janë konstatuar shenja plumbash, çka ngriti dyshimet e grupit hetimor se mes tyre ka patur shkëmbim zjarri.

Policia ka mundur të identifikojë personat e përfshirë në konflikt. Drejteusi i automjetit tip Audi me targa gjermane, në momentin që është përballur me sulmin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në vendin ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit grupi hetimor sekuestroi 30 gëzhoja të armëve të ndryshme.

Ngjarja u shënua rreth orës 19.00 në Bushat, ndërsa policia edhe pse ngriti pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, nuk mundit të biente në gjurmët e autorëve.

Disa nga kamerat e sigurisë të zonës përreth janë sekuestruar në mënyrë që të shihen lëvizjet e autorëve, për të cuar në lokalizimin e më pas arrestimin e tyre.

Policia në bashkëpunim me prokurorinë e Shkodrës po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, motivet e së cilës ende nuk dihen.

Në vijim të hetimeve intensive të kryera  nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Renda i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes se ndodhur në fshatin Rrenxë të Vau të Dejës, është bërë e mundur identifikimi i palëve të përfshira dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë vijon hetimet e thelluara për dokumentimin e  plotë ligjor të këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026