SHBA| Banka federale bën lëvizjen pas rekordit 23-vjeçar, ul normat e interesit

24 Gusht 2024 | 14:35

Kryetari i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara, Zherom Pauell ka deklaruar se ka ardhur koha që të nisë shkurtimin e normave të interesit pas rekordit 23-vjeçar.

Por, në fjalimin e tij të monitoruar me kujdes, Pauell nuk tha se kur do të nisë reduktimi i normave dhe sa do të jetë kuota e shkurtimit.

Mediat amerikane raportojnë se Rezerva Federale do të njoftojë një shkurtim me çerek pikë përqindjeje kur bordi i saj të mblidhet në mes të shtatorit.

Në fjalimin e tij, të mbajtur në konferencën vjetore ekonomike të FED, Pauell theksoi se inflacioni, pas rritjes negative që në 4 dekadat e fundit shkaktoi probleme tek miliona konsumatorë, tani është nën kontroll.

Sipas tij, falë masave të institucionit federal, inflacioni ra në 2.5 për qind muajin e kaluar, shumë më poshtë se kuota prej 7.1 për qind që ishte dy vjet më parë dhe lehtshëm mbi objektivin e bankës prej 2 për qind.

Kryetari i FED tha gjithashtu se reduktimi i normave do ta ruajë rritjen ekonomike dhe do të mbajë të qëndrueshëm punësimin, që u ngadalësua muajin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026