56 shoferë të arrestuar në 1 javë, “Rrugorja” masa për parandalimin e aksidenteve

25 Gusht 2024 | 11:22

Nisur nga fluksi shumë i lartë i automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore nacionale, zonat bregdetare, turistike, dhe në zonat e mëdha urbane, si dhe nga shkeljet e shumta  të rregullave të qarkullimit rrugor të konstatuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, Policia Rrugore ka intensifikuar masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe telescope, gjatë javës që lamë pas:

-janë pezulluar 161 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 56 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 22 260 masa administrative, nga këto:

– 6212 për shpejtësi tej normave të lejuara;

– 1123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 1125 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

– 2100 për parakalime të gabuara;

– 178 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

– 108 për manovra të rrezikshme në rrugë;

– 213 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;

– 9229 për parkim të gabuar;

– 1972 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026