Porti i peshkimit në Vlorë i lënë në harresë prej 30 vitesh, peshkatarët kërkojnë kushtet minimale
Prej vitesh, porti i peshkimit në qytetin e Vlorës ngjan me një varrezë makinash. Mungesa e ndriçimit për ankorimin e mjeteve lundruese gjatë natës, infrastruktura që thuajse nuk ekziston apo dhe hyrja e cekët në vendin ku ankorohen anijet e peshkimit kanë rënduar mbi peshkatarët prej 30 vitesh, të cilët përballen me pasojat.
“Ujë s’kemi, ndriçim s’ka, tmerr kur del e hyn brenda nga papastërtitë, projekti kur të vijë, do kohë, duhet të pastrohet territori. Më shumë se 20 vjet peshkatar, vështirësia e hyrjes së anijeve në mol mbetet pikë kritike, sidomos për anijet e mëdha. Po të shikoni një anije ka mbetur edhe në këtë moment në mol. S’kemi kushte, por shpresojmë në një projekt”, tregon një peshkatar.
“Gjëja kryesore është hyrja e mjeteve në port, edhe tani aktualisht një mjet ka ngecur në pjesën e daljes së portit. Një problem gangrenë i mbartur në vite, problem tjetër janë bankinat, jo çdo mjet ka bankinën e tij. Ndriçimi mungon hyrja, thellimi i kanalit ku mjetet duhet të hyjnë dhe bankinat. Aktualisht ka një projekt i cili pritet së shpejti si qendra e rikuperimit të mjeteve”, shpjegon kreu i Shoqatës së Peshkimit, Sherif Dyrmishaj.
Në Triport operojnë gjithsej 80 anije peshkimi të përmasave të ndryshme. Kohë më parë qeveria në detyrë tha se brenda pak kohësh do të ketë një projekt për këtë port, por deri më tani në vend të investimit konkret, është menduar ndërtimi i markatës së peshkut, punimet e së cilës kanë nisur prej shkurtit 2019 e që pritet të përfundojnë në verën e vitit 2021.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë