VIDEO| E qëllojnë me shishe në fytyrë, momenti kur motrat Berisha rrahin modelen

26 Gusht 2024 | 14:22

Euronews Albania ka siguruar momentin e dhunimit të modeles Klea Prenga nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha disa javë më parë në një lokal në Tiranë, ngjarje për të cilën u shpallën në kërkim motrat Berisha.

Në video shihen motrat Antonela dhe Marinela Berisha të cilat afrohen në tavolinën ku Klea Prenga ishte duke darkuar, dhe njëra prej tyre e qëllon me forcë në fytyrë me një shishe.

Ngjarja u denoncua në polici dhe më pas publikisht nga 24-vjeçarja, e cila shpërndau në rrjetet sociale disa imazhe të rënda të pasojave të sulmit.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën me të cilën kanë lëvizur më pas motrat Berisha. Zyrtarisht, sipas sistemit TIMS, nuk rezulton se ato janë larguar jashtë vendit.

Kjo çështje është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se prokurori i çështjes ka nxjerrë urdhër ndalimet për të dyja motrat për akuzën e “plagosjes së rëndë të kryer në bashkëpunim”.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026