Aksident në afërsi të Elbasanit| Kamioni del nga rruga, makina bëhet ‘copë’
Një aksiden i rëndë, ku janë përfshirë tre makina, ka ndodhur ditën e sotme në aksin “Elbasan-Peqin”.
Pavarësisht përplasjes së rëndë mes një trajleri dhe dy makinave, fatmirësisht kanë shpëtuar drejtuesit e mjeteve, ku vetëm njëri prej tyre ka marrë plagë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Trajleri ka përfunduar jashtë rruge dhe po ashtu një automjet tip “Audi”. Dëmtimet më të mëdha i ka marrë automjeti tjetër tip fouristradë, që duket plotësisht e shkatërruar.
Ndërkohë mësohet se drejtuesi i trajlerit është vetëparaqitur në polici deri në sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, janë përplasur automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin L. H., kamioni me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. P..
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet