SHBA për marrëveshjen bërthamore me Iranin: S’është në agjendën tonë
Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së vazhdon të mos jetë në agjendë për administratën e presidentit amerikan Biden, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit më 26 gusht.
Kjo deklaratë vjen teksa Teherani bëri thirrje për “negociata të reja” për të përditësuar marrëveshjen.
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se marrëveshja bërthamore, e arritur më 2015, “nuk është në agjendë tani”.
“SHBA-ja, në një mënyrë apo një tjetër, do të sigurohet që Irani kurrë të mos ketë armë bërthamore dhe ne jemi të përgatitur që të përdorim të gjitha elementet e fuqisë kombëtare për të arritur këtë gjë”, tha zëdhënësi.
Megjithatë, Uashingtoni mendon se “diplomacia është mënyra më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive”, deklaroi zëdhënësi i DASH-it.
Marrëveshja bërthamore kërkonte kufizimin e programit bërthamor të Iranit dhe niveleve të pasurimit të uraniumit, duke vendosur kufizimin deri në 3.67 për qind të pasurimit të uraniumit.
Por, Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksionet.
Irani u hakmor duke shkelur në mënyrë graduale parimet e marrëveshjes dhe aktualisht po pasuron uraniumin deri në 60%.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje
3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin