Durrës| Tentoi të fuste 24 mijë euro të padeklaruara, procedohet 54 vjeçari italian

27 Gusht 2024 | 09:44

Policia Kufitare ka proceduar pebnalisht një 54 vjeçar italian në portin e Durrësit, pasi ka tentuar të fuste në Shqipëri 24.070 euro pa i deklaruar në pikën kufitare.

Shtetasi me iniciale M.A. , i shpallur në kërkim nga Interpol Bern, e fshehu këtë shumë parash në automjetin e tij tip “Porsche Cayenne”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian.

Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin dhe shumën e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026