Dinamo mbetet pa trajner, drejtuesit pezullojnë Dritan Mehmetin

28 Gusht 2024 | 11:59

Sezon i ri, por me avazin e vjetër, kjo shprehje do ti shkonte për shtat asaj çka ndodhi pas javës së 2 të kampionatit shqiptar, ku Dinamo pezulloi Dritan Mehmetin. Tekniku që e ngjiti skuadrën në elitë para 2 sezonesh, madje duke bërë një punë të mirë edhe vitin e shkuar u shkarkuar nga drejtuesit, duke e dërguar tek 21-vjeçarët. Vendimi ka ardhur pas 2 humbjeve të regjistruara në Superligën Shqiptare, e para ndaj Egnatias dhe më tej ndaj Bylisit.

Sipas burimeve mes palëve ka pasur bisedime dhe kritika për rezultatet, gjë që coi në pezullimin e Mehmetit. Aktualisht dinamovitët janë të vetmit me 0 pikë në ligë, të renditur në vendin e fundit, teksa sipas asaj që shkruhet në njoftimin e bërë në rrjetet sociale të nëndetëses, trajneri i përkohshëm do të jetë Erjon Xhafa.

Prej kohësh është përfolur për një akord mes trajnerit Ilir Daja dhe Dinamos, e duket se palët do ta zyrtarizojnë në ditët në vijim, ku me gjasa edhe në ndeshjen e radhës nuk pritet të ketë zhvillime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026