Shiste kanabis dhe lëvizte me armë të ftohtë, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë
Një 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Sarandës pasi u ndalua në flagrancë me një sasi lënde narkotike gati për shitje.
Gjithashtu gjatë kontrolleve nga ana e policisë atij iu gjet dhe një thikë e cila u sejuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– F. K., 25 vjeç, banues në Berat.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në lagjen nr. 4, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë i kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një grirëse për lëndët narkotike dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni