EMRI| Kapet parcela me 610 bimë kanabisi në Pogradec, arrestohet 31-vjeçari
Policia e Pogradecit ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Tallë. Sipas uniformave blu në pranga ka përfunduar shtetasi Danjel Skënderi, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Gjatë operacionit u asgjësohen 610 bimë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që u sekuestruan 1 armë gjahu dhe municion luftarak, që u gjetën në tokën ku ishin kultivuar bimët narkotike.
Materialet u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.
“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë intesifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore. Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, u gjetën të kultivuara 610 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegjes.
Gjatë kontrollit të territorit, u gjetën dhe 1 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më 2 celularë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Divjakë.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë për përfshirë në këtë rast të kultivimit të bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë