U dëmtua nga helika e gomones në Vlorë, ndërron jetë në Turqi ish-basketbollisti
Ka ndërruar jetë këtë të mërkurë 60-vjeçari Alban Kukaviqi, i cili u plagos rëndë në muajin korrik nga helika e një mjeti lundrues në gjirin e Shën Janit në Karaburun.
Kukaviqi një ish-basketbollist u nda nga jeta në një spital në Turqi, teksa po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmi është bërë publik nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, institucion ku 60 vjeçari punonte prej 31 vitesh.
Kukaviqi u dëmtua në këmbë nga helika nga një gomoneje në Karaburun dhe pati probleme teksa iu nënshtrua 2 operacionave për shkak të mosmbajtjes së narkozës. Ai u dërgua për mjekim më të specializuar në Turqi ku ndërroi dhe jetë teksa i nënshtrohej një operacioni për vendosjen e një proteze.
“Thellësisht të prekur nga humbja e parakohshme e kolegut tonë të dashur, Alban Kukaviqi, i cili në karrierën profesionale 31-vjeçare, pranë këtij institucioni, ka dhënë kontribut të çmuar në inspektimin e punës.
Stafi i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore i shpreh familjes ngushëllime të sinqerta!
Lamtumirë, i dashur koleg! Mënçuria, mirësia dhe humori jot do të na mungojë shumë! Përjetësisht në kujtimet tona!”, thuhet ne reagimin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta