Sarrazin më 29 gusht në Kosovë, pritet të zhvillojë takime zyrtare
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të qëndrojë të enjten në Kosovë, bëri të ditur Ambasada gjermane në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ai do të zhvillojë takime zyrtare dhe para përmbylljes së vizitës së tij do të ketë një deklaratë për media.
Ende nuk dihet se me cilët zyrtarë do të takohet Sarrazin gjatë vizitës më 29 gusht në Kosovë dhe cilat do të jenë temat e bisedimeve.
Sarrazin u emërua në postin e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, ai ka zhvilluar një sërë vizitash në Kosovë dhe në vende të tjera të rajonit.
Vizitën e fundit në Kosovë, Sarrazin e zhvilloi majin e këtij viti kur u takua me krerët shtetërorë të Kosovës.
Ndërkaq, në qershor ai vizitoi Serbinë dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, bisedoi për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin