Ndihmëssekretari i NATO-s dhe Vuçiç diskutojnë për situatën në Kosovë
Ndihmëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, u takua të mërkurën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ruge shkroi në rrjetin social X se temë diskutimi ishin edhe çështjet rajonale, përshirë “siguria afatgjate në Kosovë”.
“Ne biseduam gjithashtu për çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e përhershme në Kosovë. NATO-ja pret që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme në maj dhe shtator 2023”, tha Ruge.
Në maj 2023, më shumë se 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë KFOR, u plagosën rëndë dhe lehtë në trazirat para komunës së Zveçanit në veri. Atij sulmi i paraprinë tensionet më 26 majit, kur grupe të serbëve lokalë u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.
Ndërkohë, në një sulm të armatosur në shtator 2023 përgjegjësinë për të cilin e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe Millan Radoiçiq, në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, mbeti i vrarë një polic i Kosovës.
Vuçiq, ndërkohë, tha më vonë në një postim në Instagram se takimi i tij me Ruge ishte “i mirë”, dhe me të bisedoi për ndikimin e mundshëm “vendimeve të njëanshme të regjimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.
“Shpreha shqetësimin e madh për tendencën për të komplikuar situatën përkundër të gjitha përpjekjeve të Beogradit për t’i kthyer çështjet e hapura në kornizën e dialogut. Gjithashtu, theksova se rreziku i vazhdueshëm i përshkallëzimit të tensioneve që Prishtina provokon rregullisht me vendime dhe sjellje të papërgjegjshme ndikon shumë në popullin serb në Kosovë, i cili jeton në gjendje të frikës së vazhdueshme për jetën dhe pronën e tij”, shkroi Vuçiq.
Ai iu referua vendimeve të muajve të fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veri dhe synimeve për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe.
Autoritetet kosovare e kanë hedhur poshtë kërkesën e Serbisë dhe Bashkimit Evropian që çështja e urës të diskutohet në dialogun e Brukselit.
Takimi i Ruge me Vuçiçin ndodhi një ditë pasi zyrtari i lartë i NATO-s u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë