Skandali i mbetjeve industriale| AKIP: Deklaratat e qeverisë janë zhgënjyese

28 Gusht 2024 | 17:26

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me deklaratat e qeverisë shqiptare ndaj skandalit të mbetjeve industriale të eksportuara drejt Tailandës.

Sipas AKIP, qeveria do duhej të analizonte se me çfarë sistemi monitorohen dhe përpunohen mbetjet industriale në Kurum, në vend që të mohonte përgjegjësinë për këtë skandal.

“Në vend që të mohojë çfarëdolloj përgjegjësie, të cilën, ndoshta e ka e ndoshta jo, qeveria duhet të shtrojë pyetjen themelore se me çfarë sistemi dhe me çfarë infrastrukture shtetërore mbetjet industriale të Kurum apo të kompanive të tjera, raportohen, monitorohen dhe përpunohen, dhe me çfarë mjetesh shtetërore ne sigurohemi që këto mbetje nuk hidhen kuturu nëpër Shqipëri për të dëmtuar mjedisin dhe shëndetin.” –deklaron AKIP.

Reagimin e qeverisë, AKIP e ka cilësuar “zhgënjyes”, duke sjellë në vëmendje menaxhimin e situatës në fjalë dhe mbajtjen e përgjegjësisë në chdo rast.

“Qeveria duhet të ketë parasysh se është detyrë njerëzore që Shqipëria, përveç që të menaxhojë siç duhet mbetjet e veta, qofshin këto të rrezikshme apo të parrezikshme, të sigurohet që këto mbetje nuk do të eksportohen për groposje në një vend tjetër të varfër si Tailanda dhe se Marrëveshja e Baselit, ku Shqipëria është palë, nuk është një copë letre e pavlerë e harruar në ndonjë sirtar, por një instrument shumë i rëndësishëm që Shqipëria duhet ta zbatojë, në mbrojtje të natyrës dhe shëndetit të popullsisë shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të varfra si ne.” –thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-vjeçari u kap me drogë në fshatin Bërzhitë. Policia...
10:56 | 26/06/2026

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026