Greqi| Sherr me thika në burgun e Domokos, 41-vjeçari shqiptar plagoset në kokë

28 Gusht 2024 | 18:22

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në kokë me thikë.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 me orën lokale pas një sherri mes shqiptarit dhe një 32-vjeçari sirian e një 30-vjeçari algjerian në burgun Domokos.

Pas plagosjes, shqiptari më pas u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Si përfundim, shqiptari pësoi dëmtime në kokë, nga përleshja, ndërkohë që 3 persona janë ‘arrestuar’, pak orë më vonë nga punonjësit e policisë së Domokos, që po kryejnë edhe hetimet paraprake.

Vlen të theksohet se pas kësaj pasoi një kontroll i gjerë nga oficerët e burgut në qelitë e repartit ku u përleshën të burgosurit, në të cilën u zbulua një thikë metalike, një thikë e improvizuar dhe një send tjetër i mprehtë.

Sendet e paligjshme u sekuestruan, ndërsa të arrestuarit akuzohen për mbajtjen e sendeve të forta dhe lëndimet e rënda trupore ndaj shqiptarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026