Tiranë| U plagos me thikë, ndërron jetë në spital 34-vjeçari

24 Gusht 2024 | 19:56

Ka ndërruar jetë në spital 34-vjeçari që u plagos me thikë nga një 25-vjeçar në zonën e Astirit në Tiranë.

Përmes një njoftimi Policia bëri të ditur se i riu ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Në njoftimin e mëparshëm Policia bëri të ditur se kishte arrestuar autorin 25-vjeçar të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. I. Nënkryetarë...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026