Tensionet në Lindjen e Mesme| Agjencia e OKB në Palestinë: Kemi humbur 212 kolegë

29 Gusht 2024 | 10:13

Agjencia e OKB-së në palestinë(UNRWA) tha të mërkurën se që prej fillimit të sulmit izraelit në Gaza, ka humbur 212 anëtarë të saj.

“212 kolegë të UNRWA-s janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza”, tha UNRËA në një deklaratë në llogarinë e saj X.

Pavarësisht vdekjeve, tha agjencia e OKB-së, ajo “vazhdon të japë ndihmë humanitare kudo që të jetë e mundur dhe në rrethanat më të vështira”.

UNRWA theksoi se operacioni humanitar në Gaza “është bërë një nga më sfiduesit në botë për OKB-në tani”.

Deri në fund të korrikut, UNRWA tha se dokumentoi 464 incidente në ambientet e saj dhe njerëz brenda tyre në të gjithë Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

UNRËA është organizata më e madhe humanitare në Gaza dhe konsiderohet si shtylla kurrizore e operacioneve të ndihmës humanitare në Palestinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026