Britania bën thirrje për bashkëpunim në Evropë përballë së djathtës ekstreme
Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu shqetësimin për kërcënimin në rritje që paraqesin grupet e ekstremit të djathtë në Britani dhe u bëri thirrje partive politike progresiste në gjithë Evropën që të punojnë së bashku për të përballuar këtë sfidë të përbashkët.
Britania u përfshi nga protestat kundër emigrantëve në fillim të muajit, pasi një sulm vdekjeprurës me thikë në një klasë vallëzimi për fëmijë u pasua nga pretendimet e rreme, të mbështetura nga elementët e së djathtës ekstreme, se sulmuesi ishte një azilkërkues mysliman.
Duke folur të mërkurën gjatë një vizite në Gjermani, ku Alternativa për Gjermaninë, një parti kundër imigracionit është forcuar, Starmer tha se populizmi do të zbehet nëse përmirësohen kushtet për njerëzit dhe premtoi se në Britani një gjë e tillë do të realizohet përpara se të përfundojë mandati i tij i parë.
“Ne në Britani duhet të jemi të vëmendshëm ndaj sfidës të së djathtës ekstreme dhe populizmit dhe nacionalizmit. Ka disa arsye për shqetësimin tim, si ajo që po ndodh në Britani, ose ajo që po ndodh në vendet e tjera evropiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë”, u tha ai gazetarëve.
Partia Laburiste e qendrës së majtë e Starmer arriti një fitore dërrmuese në zgjedhje në fillim të korrikut, në kontrast me fitoret e fundit nga e djathta ekstreme në Evropë.
Por trazirat kundër emigrantëve ishin kriza e parë madhore për qeverinë e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit