Rrëzimi avionit F-16, Zelensky shkarkon komandantin e rëndësishëm të ushtrisë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka shkarkuar të premten komandantin e forcave ajrore të vendit të tij Mykola Oleshchuk, sipas një dekreti presidencial.
“Kam vendosur të zëvendësoj komandantin e Forcave Ajrore… I jam përjetësisht mirënjohës të gjithë pilotëve tanë ushtarakë,” tha presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.
Shkarkimi u njoftua vetëm një ditë pasi ushtria ukrainase raportoi se një avion F-16 u rrëzua dhe piloti i tij vdiq ndërsa zmbrapsi një sulm të madh rus të hënën.
Zelenskyy nuk dha një arsye për shkarkimin, por përmendi se personeli duhet të mbrohet dhe se kishte nevojë për të forcuar nivelin e komandës.
Ndërkohë shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se gjeneral Anatoliy Kryvonozhka do të kryente përkohësisht detyrat e komandantit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania