Norris i 1’ri, Verstappen i 7’ti në Monza
Mclaren arrin objektivin e 1’rë të fundjavës italiane në Euronews Albania dhe IN Radio.
Lando Norris vendosi “pole position”, i 5’ti në karrierë ndërsa vendosi dy makinat në rradhën e 1’rë të nisjes.
Max Verstappen mes problemesh vetëm i 7’ti në Tempullin e Shpejtësisë.

George Russell u rendit në vendin e 3të për Mercedes, përpara rivalëve të Ferrari’t, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.
Ndërsa Lewis Hamilton u rendit në vendin e 6’të. Kryesimi me 70 pikë në klasifikimin e pilotëve mund të ngushtohet për shkak se Verstappen u paraqit më dobët se në Zandvoort dhe shikon se si rivalët po afrohen gjithnjë e më shumë.

Lando Norris tregoi ambicjet që në fillim të sesionit të 3’të kualifikues por në tentativën e fundit u përmirësua sërish duke vendosur një kohë të pathyeshme në rendin 1’19”327.
Vetëm dy sesione kualifikuese për Alonson dhe Aston Martin që nisen nga vendi i 11’të, por piloti nga Oviedo u shfaq i kënaqur në përfundim.
Të kënaqur reaguan edhe drejtuesit e RB për vendin e 12’të nga Ricciardo që në përfundim u shfajësua për kohën e pamjaftueshme për të qënë në sesionin e 3’të kualifikues.
Provat Zyrtare në Monza rregjistruan debutimin e Colapinto’s në bordin e Williams ku zëvendësoi amerikanin Logan Sargeant.
Colapinto u bë argjentinasi i 1’rë në më shumë se dy dekada që drejton një makinë në F1.
Kjo është rradha e nisjes në Tempullin e Shpejtësisë që do të kthehet në orën 15:00 të së dielës në Euronews Albania dhe IN Radio:

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor