Situata e zjarreve në vend: Shuhen 22 vatra në fundjavë, 5 ende aktive

1 Shtator 2024 | 15:05

Zjarret vazhdojnë të jenë të pranishëm vetëm në pjesën veriore të vendit. Ministria e Mbrojtjes raporton se janë 5 vatra aktive në Milot, Mirditë, Kukës e Mat për të cilat po punohet në terren të vështirë.

5 vatra zjarri aktive vazhdojnë të djegin pyjet dhe kullotat në vend. Gjatë fundjavës numri i tyre ishte 27, por forcat zjarrfikëse në të gjithë vendin kanë arritur të shuajnë 22 prej tyre dhe tashmë puna është përqendruar në Shëngjin të Mirditës, në Skuraj të Milotit, në Frakth të Matit, dhe pranë dy fshatrave të Kukësit, në Barrë dhe në Surroj.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të gjitha zjarret po përhapen larg zonave të banuara dhe nuk përbëjnë rrezik për shtëpi apo për stalla në fshatrat përkatës.

Për shuarjen e këtyre vatrave po punohet nga forcat zjarrfikëse, të cilat në disa zona operojnë në terrene të vështira malore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026