Po dilte nga banesa ku hyri për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 40 vjeçari

2 Shtator 2024 | 15:20

Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë një 40 vjeçar, pasi kishte hyrë për të vjedhur në një banesë.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik, ju sekuestrua edhe një mjetë prerës.

Menjëherë pas njoftimit, Policia e Kavajës e ka arrestuar në flagrancë 40 vjeçarin në momentin që po dilte nga banesa ku kishte hyrë për të vjedhur.

Ky i fundit, pasi konstatuar mbërritjen e Shërbimeve të Policisë, fillimisht ka tentuar të largohet nga vendngjarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhunimi i banesës”,  “Vjedhja”, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026