Dhunuan efektivët në Vlorë, në pranga shqiptari dhe dy miqtë e tij maroken e italian
Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.
Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike gjatë kontrolleve në “Plazhin e Delisufit”.
Gjatë këtij kontrolli, punonjësit e Policisë janë përballur me një reagim të dhunshëm nga tre persona, një shqiptar dhe dy miqtë e tij maroken dhe italian.
Policia njofton s ejanë arrestuar shtetasit:
D., shtetas shqiptar, banues në Itali;
M. B., shtetas maroken, banues në Itali;
M. M., shtetas italian, banues në Itali;
“Shtetasit e lartpërmendur, gjatë kontrollit, kanë kundërshtuar me forcë veprimet e policisë, duke i vënë në rrezik shërbimet e sigurisë dhe procedurat e hetimit.
Si rezultat, janë shpallur në kërkim për veprat penale të “Kundërshtimit të punonjësve të Policisë gjatë kryerjes së detyrës” dhe “Dhuna ndaj punonjësve të Policisë””, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026