Kush janë dy fiset e të “fortëve” që u përplasen në Prishtinë, policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e të dilës kryeqytetin e Kosovës, ku përplasja me armë mes dy fiseve la një të vdekur dhe 5 të plagosur.
Përplasja ndodhi në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku Policia e Kosovës ka aktivizuar “Unazën e Çeliktë”, duke shtuar pikat e kontrollit në lokacione të ndryshme për kapjen e personave të përfshirë.
Mësohet se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët, ku këtyre të fundit u ishte plagosur një anëtar disa muaj më parë.
I vrarë mësohet se ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave. Po ashtu bëhet e ditur se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.
Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, 47-vjeçar.
Sipas mediave në Kosovë, Sekirqara dyshohet se ka marrë një plagë në këmbë.
Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).
Personat e plagosur po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ku në gjendje të rëndë për jetën janë Llumnica dhe Ademi.
“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.” – thuhet tutje.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)