Gushti regjistron 60 mijë turistë në Gjirokastër, ja monumenti më i frekuentuar
Kalaja e Gjirokastrës vazhdon të jetë monumenti më i frekuentuar nga turistët në vendin tonë ndërsa përgjatë muajit gusht u regjistruan 60 mijë vizitorë.
Pjesa më e madhe e turistëve që vizitojnë kështjellën e Argjiros janë të huaj por të interesuar për vlerat dhe historinë e saj janë edhe vizitorët vendas.
“Në vitin 1993 kam qenë këtu, kur erdha sot pashë shumë ndryshime në Gjirokastër dhe në kala, pastërti, se ky është vend turistik dhe është vendi i festivaldve të gjithë shqiptarëve dhe është një qytet tërheqës për çdo shqiptar,” -thotë një i moshuar.
“Vij nga Argjentina, është hera e parë që vizitoj Shqipërinë dhe këtë kështjellë shumë të bukur, kam vizituar shumë kala në vende të ndryshme por kjo është e mrekullueshme, i rekomandoj çdokujt të vijë të vizitojë Gjirokastrën dhe kalanë e qytetit sepse ka për të qenë eksperiencë e bukur dhe kënaqësi,” -shprehet një turiste.
“Jemi një grup të rinjsh nga Çekia që po kënaqemi duke vizituar Shqipërinë dhe këtë kala, është vërtet kështjellë e veçantë,” -thotë një tjetër turiste.
Krahas kalasë së gurtë Gjirokastra ka një larmishmëri të guidës turistike me monumente kulture, vlera natyrore, historike, të cilat edhe gjatë verës tërhoqën një numër të lartë vizitorësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta