Dëmtimi i prodhimeve bujqësore në Gjirokastër, moti dhe zjarret ndikuan negativisht
Temperaturat tejet të larta të motit të nxehtë të kësaj vere si edhe zjarret kanë dëmtuar prodhimin bujqësor vendas në zonën e Gjirokastrës.
Specialistët e bujqësisë shprehen me shqetësim së këta faktorë kanë ndikuar negativisht për uljen e prodhimtarisë bujqësore në sipërfaqet e mbjella nga fermerët dhe agropërpunuesit.
“Këtë vit kanë qenë temperaturat ekstremisht të larta janë kombinuar edhe me zjarret që ka patur në rajonin e Gjirokastrës sidomos në Tepelenë dhe në Gjirokastër, ndikimi i tyre është të paktën në kulturat e mbjella që jano në vegjetacion siç janë bimëf e arrave, misri, perimet, dhe deri diku dhe tek kulturat shumëvjeçare”, tha Balil Bineri nga Agjencia e Shërbimit Bujqësor në Gjirokastër.
Moti i inxehtë i verës dhe problematikat e tjera të kësaj stine në të ardhmen do të jenë një sfidë për sektorin e bujqësisë në Gjirokastër. Fermerët në bashkëpunim me strukturat shtetërore duhet të investojnë përsa i përket evitimit të dëmeve në bujqësi gjatë verës së nxehtë dhe rrijes së prodhimit bujqësor vendas.
“Sidoqoftë të gjithë fermerët janë përballë një sfide në rritje që ka një tendencë të temperaturave të larta dhe duhet të mendojnë për ta përballuar këtë situatë, pavarësisht nga reagimi me anë të ujitjes ose me përmirësimin e teknikave të kultivimif efektet e temperaturave të larta do të jenë”, tha Bineri.
Specialistët sugjerojnë zbatimin e praktikave dhe metodologjive bashkëkohore në sektorin e bujqësisë çka do të rristë cilësinë e prodhimeve bio dhe zgjeronte sipërfaqet e kultivuara nga fermerët.
“Së pari mund të ishte qarkullimi bujqësor i cili do të krijojë kushte shumë më të mira për të pëfmirësuar afatin e mbjelljes i cili do të shmangë temperaturat e larta në fazën kritike të bimëve”, shtoi më tej Bineri.
Bujqësia është ndër sektortët prioritarë për zhvillimin e ekonomisë lokale në Gjirokastër ndërsa që viet e fundit përparësi ka marë agroturizmi me prodhimet ne vreshtarisë, drufrutorëve, etj.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen