Mirëmbajtja e sinjalistikës turistike në Gjirokastër, domosdoshmëri për vizitorët

29 Gusht 2024 | 17:09

Rritja e fluksit të turistëve në Gjirokastër ka nxjerrë si domosdoshmëri mirëmbajtjen e sinjalistikës turistike dhe tabelave informuese në shërbim të vizitorëve.

Turistët në disa raste ndeshin me dëmtimin e sinjalistikës duke e bërë shqetësim mirorientimin e tyre në vlerat historike dhe ndërtimore të qytetit të gurtë dhe rrethinave. Banorët apelojnë për mirëmbajtjen e sinjalistikës informuese në shërbim të vizitorëve dhe veçanërisht turistëve të huaj.

“Patjetër duhet të mirëmbahen dhe shumë turistë që vijnë pyesin dhe ne sa kemi mundësi këtu në zonën muzeale i sqarojmë për vendndodhjen e kodrës turistike të Këcullës, shtëpisë Kadare”, thotë një banor.

Strukturat e trashëgimisë kulturore kanë kryer ripërtëritjen e sinjalistikës turistike si dhe zëvendësimin e tabelave të dëmtuara por domosdoshmëri ngelet mirëmbajtja dhe mosdëmtimi i tyre.

Tashmë Gjirokastra është kthyer në qendër tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj ndërsa përgjatë këtij viti qyteti i gurtë ka mirëpritur rreth 250 mijë turistë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026