“El Chapo junior” në mbrojtjen e SHBA, “zhduket” djali i trafikantit famëkeq
Ovidio Guzman Lopez, djali i Joaquin “El Chapo” Guzman”, ka hyrë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve të administratës amerikane.
Lajmin e ka bërë të ditur një burim pranë agjencisë amerikane të antidrogës, DEA, i cili ka refuzuar të japë detaje të tjera mbi çështjen pasi është e rezervuar.
Guzman Lopez, i njohur me pseudonimin “El Raton”, që do të thotë “Miu”, nuk është nën kujdesin e Zyrës Federale të Burgjeve që prej 23 korrikut, ditë prej të cilës vendndodhja e tij nuk dihet më.
Prokuroria e Përgjithshme e Meksikës kishte bërë të ditur në një komunikatë se pas arrestimit të Ismael Zambada Garsia, lideri më i fundit i kartelit të Sinaloas, nuk kishte qenë më në dijeni të vendndodhjes së djalit të “El Chapo”.
Një burim i Departamentit të Drejtësisë ka konfirmuar se tashmë ish-lideri i klanit të njohur si “Los Chapitos” mbetet nën kujdesin e autoriteteve amerikane dhe se seanca e ardhshme gjyqësore ndaj tij është parashikuar për më 1 tetor në një gjykatë të shtetit të Illinoisit.
Pavarësisht mistereve që kanë përfshirë çështjen, një gjë është e sigurt, se sagës së familjes Guzman, që kulmoi kur ajo drejtohej nga trafikanti i mirënjohur, po i vjen gradualisht fundi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve