Manjani për mbetjet toksike: Nëse përmbajnë plumb, vendi kthehet në ‘Onkologjik’
Juristi Ylli Manjani e ka cilësuar çështjen e mbetjeve toksike si një detyrim të pashmangshëm të qeverisë shqiptare për të informuar qytetarët lidhur me origjinën dhe përmbajtjen e tyre.
Duke ju referuar kësaj të drejte, Manjani tha në Now me Erla Mëhillin, se probabiliteti që mirqënia e qytetarëve të jetë lehtësisht e rrezikuar nga prania e plumbit në këto mbetjet, është tejet i lartë.
“Nga kakofonia e informacionit public, kam frikë se fshihen gjëra të tjera. I referohem shpesh Kushtetutës, konkretisht neni 56, që thotë se kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij. Shteti ynë ka për detyrë të informojë njerëzit e vetë për gjendjen e mjedisit. Nëse verifikohet vërtetë që në portin e Durrësit ka plumb, që është helmues, depozitimi i tij të çon në vdekje. Shqipëria do të thotë që është një ‘Onkologjik’. Kjo është përgjegjësia e shtetit, të na thonë çfarë janë ato 102 kontenierë.” -tha juristi.
Sipas Manjanit, qeveria do duhet të saktësojë origjinën e tyre dhe nëse do të duhet të pranojnë “fajin”, si shenjë e përgjegjësisë shteërore lidhur me informimin e publikut për këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut