Hidhet lëndë shpërthyese në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e hershme të së mërkurës është hedhur një sasi lënde shpërthyese në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin Potok.
Sipas mediave të huaja, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, ka thënë se dyshimet ekzistojnë që bëhet fjalë për granatë dore.
“Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai, duke treguar se Policia ka nisur hetimet për këtë rast.
Elshani nuk ka bërë të ditur nëse ka pasur pasoja në njerëz.
Një rast si ky nuk është i rrallë në veriun e Kosovës në vitet e fundit.
Për hedhje të mjeteve shpërthyuese dhe djegie të veturave është raportuar disa herë në këtë rajon, sidomos në kohën e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.
Zubin Potoku, bashkë me Mitrovicën e Veriut, Zveçanin dhe Leposaviqin, janë katër komunat me shumicë serbe në Veri, shkruan REL.
Tensionet në atë pjesë kanë qenë relativisht të larta në muajt e fundit, për shkak të atyre që Qeveria i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në atë pjesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni