Mbyllja e KURUM| Punonjësit dhe kryebashkiaku Llatja nisin negociatat me kompaninë

4 Shtator 2024 | 10:55

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe një grup përfaqësues i punonjësve të  Kurum kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë ambienteve të kompanisë, kjo për të arritur negociatave sa i takon çështjes së 500 punonjësve të larguar nga puna.

Në përfundim të mbledhjes kryebashkiaku i Elbasanit sqaroi se u arrit një marrëveshje që askush të mos pushohet nga puna dhe për sa i përket pagesës për punonjësit e Kurum, u shpreh kështu:

“Ky është një proces që ka ndodhur për disa vite për Kurum, edhe vjet ka qenë e njëjta gjë. Kemi kërkuar shpjegime nga kompania, ndërsa ditën e djeshme kemi pasur disa takime. Sot patëm një negociatë të fundit, ku arritëm në konkluzionin që asnjë punëtor të mos largohet nga puna për një afat ta pacaktuar. Askush nuk marrë më pak se 35 mijë lekë të reja bruto në muaj dhe të gjithë do marrin dietat ushqimore për 22 ditë punë. ata që do të jenë në punë do paguahen me 100% të pagës, kurse ata që do të jenë në shtëpi do të paguhen sipas kontartës kolektive, me jo më pak se 35 mijë lekë të reja.”

Sot për herë të parë, Kurum ka lejuar edhe hyrjen e mediave për të ndjekur vazhdimësinë e ngjarjes dhe për të mësuar se çfarë do të ndodhë me fatet e punonjësve.

Kujtojmë se KURUM ka mbyllur uzinën duke lënë “në rrugë” 500 punonjës me argumentin se është në vështirësi financiare.

Duke përsëritur kështu historinë e vitit 2016, kur kompania shpalli falimentin, për t’ju shmangur kredive të pashlyera, pagave të papaguara dhe për të fshehur evazionin fiskal, dhe doli nga falimenti në fund të 2018-ës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026