“Kurum” pushon 250 punonjës, largimi nga puna pas marrëveshjes me sindikatat
250 punonjës të kompanisë Kurum në Elbasan janë pushuar nga puna për një afat të pacaktuar. Vendimi është marrë në datën 20 gusht në diskutimin mes kompanisë turke që menaxhon metalurgjikun dhe sindikateve në vend.
Shoqëria Kurum dhe përfaqësues të sindikatave kanë arritur më 20 gusht një marrëveshje mbi një pushim kolektiv nga puna. Të dy palët thonë se bëhet fjalë për jo më tepër se 250 punonjës të dy uzinave, atë të çelikut dhe të petëzimit, për një afat të pacaktuar, por të paktën 90 ditë, ndërsa pjesa tjetër, do të punojë jo më shumë se 22 ditë në muaj.
Për kompaninë turke, arsyet lidhen me krizën e në sektorin e industrisë së çelikut, ku mungesa e lëndës së parë, coi në mbylljen e Uzinës në 1 gusht dhe 15 gusht.
Në marrëveshjen e nënshkruar nga drejtuesit sindikalë të dy uzinave dhe të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë me përfaqësuesit e shoqërisë thuhet se pushimi kolektiv nga puna po bëhet për shkaqe të domosdoshme ekonomike, të parashikuara në Kodin e Punës dhe në Kontratën Kolektive.
Sindikalistët pohojnë se vështirësitë e kompanisë diheshin prej një viti dhe ishin të vetëdijshëm se kjo ditë e pushimeve kolektive do të vinte, ndërsa shpresojnë shumë në rifillimin sa më parë të punës pas investimeve dhe kapërcimit të situatës së vështirë.
Pushimi kolektiv vjen në një moment kur brenda vendin ka shpërthyer një skandal për qarkullimin e mbetjeve të rrezikshme përmes portit të Durrësit, e për të cilat përgjegjegjëse për prodhimin e tyre cilësohet edhe kompania Kurum.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
- 20:41 Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut