PD ndez motorët për fushatë, zbardhet drafti që do diskutohet në Kryesi

4 Shtator 2024 | 11:15

Partia Demokratike do të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të bëhen diskutime sa i takon përzgjedhjes së drejtuesve politik për 11 qarqe.

Ditën e sotme do të zgjidhen 11 drejtuesit politik të 11 qarqeve, ku bëhet me dije se Tirana do të ketë 8 drejtues.

Emrat e këtyre drejtuesve janë ende në diskutim.

Gjithashtu është bërë publik dokumenti për udhëzimet sa i takon modalieteteve të bashkimit në një front të vetëm të gjithë forcës opozitar, i cili do të miratohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të premten.

Kështu referuar udhëzimit, një individ që ka qenë anëtar kryesie në degën e PD-së së drejtuar nga Basha, që konsiderohet si strukturë paralele nga PD e Berishës, do të kuptohet si anëtar kryesie në degën e PD-së.

E njëjta gjë do të ndodhë me ata që kanë qenë kryetarë grupseksioni apo seksioni, që do të vijojnë të mbajnë të njëjtat pozicione.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026