Çollaku i përgjigjet Bashës: PD duhet të bashkohet përtej çdo miqësie e armiqësie

3 Shtator 2024 | 15:40

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku përmes një reagimi në rrjetet sociale bë thirrje për bashkim të demokratëve përtej çdo miqësie e armiqësie që është shfaqur mes tyre në 2 vitet e fundit.

Çollaku e quan të shëmtuar lojën me ulëset në Parlament, që e zhvendosën në fund të sallës Lulzim Bashën, siç bëri ky i fundit pak kohë me Berishën kur u shpall non grata, ndërsa shprehet se refuzon të ndjekë lojërat, miqësitë apo armiqësitë mes individëve brenda PD.

“PD duhet te bashkohet, demokratet duhet te bashkohen, pertej cdo miqesie apo armiqesie individesh, pertej çdo urrejtje apo dashurie shekspiriane mes njeri tjetrit…kjo eshte e vetmja rruge per t’i bere balle te keqes ne kete vend!! Ne historine e PD, ka pasur shume miqesi por dhe armiqesi midis individeve apo drejtuesve. Askush ne PD, qe nga themelimi nuk mban mend nje miqesi me te madhe se Basha-Berisha apo Bardhi-Basha. Sot askush nuk mund te thote se mban mend armiqesi apo urrejtje me te madhe gjithashtu. Fjalet me perçmuese kunder njeri-tjetrit, akuzat me te renda. Loja me nderrime ulësesh ne Parlament, e shemtuar pafund. Sali Berisha lideri historik i PD tre vite me pare degdiset ne fund te salles (dhe te gjithe heshtem shemtuar). Sot Lulzim Basha kryetar per mbi 10 vjet i PD, degdiset ne fund te salles (dhe po aq heshtet shemtuar). Loje me ulëset e kryetareve per te cenuar deri ne skajin e fundit dinjitetin e tyre fyen gjithashtu dhe historine e perbashket te partise tone.

Dhe te mendosh qe vetem pak vite me pare ndanin koke me koke fatet e karrierat e jetet e njerëzve, demokrateve e bashkepunetoreve. Une do te refuzoj te ndjek lojëra individesh, miqesi apo armiqesite midis njeri-tjetrit.  Asnje nga keto nuk kane te bejne me interesin publik apo te demokrateve…te gjitha keto çojne e thellojne percarje…te gjitha keto zgjatojne kalvarin opozitar. Te gjitha keto mbajne arome bizantinizmi anakronik. PD duhet te bashkohet, demokratet duhet te bashkohen, pertej çdo miqesie apo armiqesie individesh, pertej çdo urrejtjeje apo dashurie shekspiriane mes njeri tjetrit…Kjo eshte e vetmja rruge per t’i bere balle te keqes ne kete vend”, shprehet Çollaku.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026