“Takoi fëmijët para se t’i hidhte benzinë vajzës” – Flet nëna e Melisa Trëndafilit

4 Shtator 2024 | 18:45

Ana Sino, nëna e Melisa Trëndfilit, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti tha në një intervistë ekskluzive për gazetarin Xhensil Shkëmbi në emisionin ‘People’ në Euronews Albania se ky i fundit kishte takuar fëmijët përpara se të ndërmerrte aktin ekstrem ndaj vajzës së saj.

Ajo tregoi se ditën që e kishte takuar ish-bashkëshortin e vajzës ai i kishte kërkuar ta ndihmonte të bashkohej me Melisën ndërsa i kishte pohuar se nuk do të lejonte kurrë që ajo të martohej me dikë tjetër.

“Atë ditë kam shkuar në fshat te vëllai dhe mora me vete fëmijët e Melisës. Ajo merrte lejen dhe do çonim fëmijët ca ditë me pushime. Ai kishte telefonuar Melisën dhe kishte kërkuar fëmijët, ajo i kishte thënë që i ka marrë mami. Më merr mua në telefon, vjen në fshat te familja ime. Unë nuk i flisja që kur ishte ndarë vajza, hyri në oborr dhe më thotë: ti pse s’më flet? Më thotë kam ardhur të takoj fëmijët.  Është ulur në karrige, ka nxjerrë fëmijët, dhe më thotë: pse s’më ndihmon të bashkohem me Melisën? I them: po ti bëre ndonjë përpjekje të bashkohesh me familjen tënde, rri i dehur gjithë kohën. Më ka marrë djali në telefon, 18 vjeç… E pashë që ish-bashkëshorti i vajzës ishte në një gjendje jo normale, i thashë mos i dil përpara. Por ai kishte dalë te rrugica dhe kishte thirrur Melisën. Ai nuk pranonte divorc, jam një xheloz i çmendur, thoshte, nuk dua që ta shohë të martohet me njëri tjetër”, tha nënë e të resë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026