La Hungarinë për Shqipërinë, Anna Konya hap ekspozitë në Tiranë

4 Shtator 2024 | 20:49

Prej 5 vitesh Anna Konya ka lënë pas vendlindjen e saj Hungarinë për të jetuar në Shqipëri, që sipas saj e frymëzon dhe për artin e saj pikturën.

Artistja hungareze këtë vit ka sjellë për publikun shqiptar një tjetër ekspozitë, e cila vjen në kuadër të javës kulturore hungareze.

Ajo u shpreh se me anë të kësaj ekspozite synon të tregoj vendin ku gjen qetësi.

 “Faleminderit që jeni këtu. Është një nder për mua të hap sërish këtë ekspozitë dhe jam shumë e kënaqur. Është një ndjesi e mrekullueshme fakti që cdo vit shkoj me artin tim në këto aktivitete, duke e ekspozuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si në Tiranë. Aktualisht ndodhemi tek Piramida, një vend i mrekullueshëm dhe për të cilin mendoj se shqiptarët duhet të jenë krenarë”,-tha Konya.

Artistja mes tjerash theksoi se në Shqipëri ka gjetur vendin e të shprehurit dhe të krijuarit.

 “Për mua Shqipëria është një vend që më frymëzon. E di që shumë njerëz duan të emigrojnë, ndërsa unë them qëndroni, sepse ky vend është I mrekullueshëm, ka një lloj magjie”. 

Javët kulturore ndërkombëtare kanë rinisur me Hungarinë, aktivitetet e të cilës do të vazhdojnë deri më datën 6 shtator e më pas do të vijohet me shtetet e tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026