Vulin takon Putin: Beogradi nuk do t’u bashkohet sanksioneve perëndimore

4 Shtator 2024 | 19:58

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, i tha të mërkurën Presidentit rus Vladimir Putin se vendi ballkanik është një aleat i Rusisë, që kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO, ndërsa u ankua për trysninë perëndimore dhe situatën në Kosovë dhe në Bosnjë.

Komentet e Aleksandër Vulinit, ish shef i Shërbimit të fshehtë serb i cili është nën sanksionet amerikane, pasqyrojnë marrëdhëniet e ngushta të vazhdueshme midis Beogradit dhe Moskës, pavarësisht synimeve të shpallura të Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Është një nder i madh për mua që kam privilegjin të flas me ju”, i tha ai Presidentit Putin. “Ju lutem më besoni kur them se është një inkurajim i madh për të gjithë serbët, kudo që jetojnë”.

Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë edhe pse e ka dënuar agresionin e Moskës. Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka thënë se vendosja e sanksioneve nuk është në interesin kombëtar të Serbisë.

“Serbia nuk është vetëm një partner strategjik i Rusisë, Serbia është gjithashtu aleate e Rusisë”, tha Vulin. “Kjo është arsyeja pse trysnia e Perëndimit ndaj nesh është e madhe”.

Takimi i Vulinit me Presidentin Putin në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok, ndodhi pak pasi presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi Serbinë gjatë së cilës Beogradi nënshkroi një marrëveshje për të blerë avionë ushtarak francezë Rafale, një lëvizje që u pa si një largim i mundshëm nga Moska.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026