Vulin thotë se ka bërë listat e atyre që s’janë të mirëpritur në Serbi

27 Gusht 2024 | 15:10

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, tha se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), ka bërë listat e atyre që nuk janë të mirëpritur në Serbi.

“Listat i kam bërë unë si ministër i Policisë dhe drejtor i BIA-s, bazuar në ligj dhe ndërgjegje. Më vjen keq që nuk u jam përkushtuar më shumë, sepse po shoh se sa njerëz të poshtër janë harruar. [Presidenti i Serbisë] Aleksandar Vuçiç nuk është pyetur dhe nuk është dashur të pyetet për këtë”, tha Vulin përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e partisë së tij, Lëvizja Socialiste, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Komentet e tij vijnë në vazhdën e polemikave në opinionin e Serbisë, pasi këngëtarja kroate, Severina Vuçkoviç, u ndalua për disa orë në kufi me Serbinë, për shkak se ishte në “listën e kontrollit”.

Vulin tha se në lista janë persona që kanë kënduar ose folur për Serbinë në një kontekst të keq.

“Në listat që u kam dorëzuar organeve kompetente, ka pasur shtetas të huaj, që kanë ardhur në Serbi për të marrë pjesë në protesta të dhunshme, por edhe narko-bosë – nga Sarajeva deri në Prishtinë e Shkup”, tha Vulin.

Ai shtoi se në lista për “ndalim të detyrueshëm dhe kontroll të shtuar”, ka përfshirë edhe deputetë nga Kuvendi i Malit të Zi, të cilët kanë votuar për Serbinë si gjenocidiale.

Këngëtarja Severina Vuçkoviç u lirua pas disa orësh në kufi, më 25 gusht, por pastaj nuk hyri në Serbi.

“Më pyetën se çfarë mendoj për Srebrenicën, për [operacionin] Stuhia, përse i kam mbështetur demonstratat kundër nxjerrjes së litiumit…”, tha mes tjerash Vuçkoviç pas incidentit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026