Dikur kundërshtar i tij, kush është politikani që Macron emëroi si kryeministër

5 Shtator 2024 | 14:46

Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar Michel Barnier si kryeministër të Francës, pothuajse dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme që çuan vendin në një ngërç politik.

Barnier, 73 vjeç, është ish-negociatori kryesor i BE-së për Brexit dhe ka udhëhequr bisedimet me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar midis viteve 2016 dhe 2019.

Një veteran i Partisë Republikane të krahut të djathtë, ai ka pasur një karrierë të gjatë politike dhe ka mbajtur poste të larta në Francë, por dhe në Bashkimin Evropian.

Tashmë ai do të duhet të formojë një qeveri që do t’i duhet t’i mbijetojë votës në Asamblenë Kombëtare, e cila është e ndarë në tre blloqe të mëdha politike, pa asnjë në gjendje të formojë një shumicë të qartë.

Tre vjet më parë, Barnier donte të sfidonte Macron për presidencën franceze, duke thënë se donte të kufizonte dhe të merrte kontrollin e imigracionit. Ai përfundimisht nuk arriti të jetë kandidat i përzgjedhur nga partia e tij.

Barnier do të jetë kryeministri më i vjetër i Francës që nga krijimi i Republikës së Pestë në vitin 1958.

Ai do të pasojë Gabriel Attal, kryeministrin më të ri në historinë e Francës, të cilin presidenti Macron e emëroi për herë të parë kryeministër në fillim të vitit 2024.

Zgjedhja e Barnier nga Macron ka shkaktuar tashmë pakënaqësi brenda Frontit të Ri Popullor të krahut të majtë (NFP), i cili fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e parakohshme të korrikut.

Jean-Luc Mélenchon, lideri i partisë radikale France Unboëed – më e madhja nga katër partitë që përbëjnë koalicionin e majtë, reagoi me zemërim.

“Zgjedhjet i janë vjedhur popullit francez”, theksoi ai.

“Në vend që të vinte nga aleanca që doli e para më 7 korrik, kryeministr është “anëtar i një partie që doli i fundit në zgjedhje””, tha Melonchon.

“Kjo tani është në thelb një qeveri e Macron-Le Pen,” tha ai, duke iu referuar liderit të Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë.

Mélenchon më pas bëri thirrje që njerëzit t’i bashkohen një proteste të krahut të majtë kundër vendimit të Macron. Protesta është planifikuar për të mërkurën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026