Macron zbarkon në Serbi, ja çfarë do të diskutojë me Vuçiç
Presidenti i Francës Emmanuel Macron këtë të enjte zbarkon në Serbi, vizita e tij e dytë në pesë vite.
Shefi i Elisezë krahas Beogradit do të vizitojë po ashtu Novi Sad.
Macron zbarkon në Serbi në një kohë kur vetë Franca po përballet me një politikë të brendshme të paqëndrueshme, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Sic thuhet në deklaratën për media Shefi i Elizesë po zhvillon për një vizitë zyrtare dyditore në Serbi, me qëllimin e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, energjetikës dhe kulturës.
Të dy liderët do të diskutojnë gjithashtu çështje që lidhen me inteligjencën artificiale (AI), pasi Serbia do të marrë presidencën e Partneritetit Global për Inteligjencën Artificiale.
Gjithashtu, Macron do ta shfrytëzojë vizitën për të riafirmuar mbështetjen e Francës për rrugën evropiane të Serbisë.
Një tjetër çështje që Macron dhe Vuçic do të diskutojnë do të jetë edhe Kosova.
Mediat ndërkombëtare po ashtu raportojnë se dy lideret do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje për shitjen e avionëve luftarakë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse