Paralizë politike në Francë, Macron refuzon të emërojë kryeministren e majtë
Presidenti francez Emanuel Makron nuk e emëroi kryeministren e majtë dhe do të mbajë një raund të ri konsultimesh në përpjekje për të formuar qeverinë.
Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë fitoi më shumë mandate në zgjedhjet e parakohshme të korrikut, por jo mjaftueshëm për të qeverisur.
Aleanca emëroi Lusi Kastets si kryeministre, e cila thotë se është gati për të qeverisur dhe e gatshme të bëjë kompromise për të arritur objektivat.
“Jemi këtu për t’i kujtuar presidentit rëndësinë e respektimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe nxjerrjes së vendit nga paraliza që e ka mbërthyer. Ne kemi ardhur për të propozuar një zgjidhje për hir të stabilitetit”, deklaroi Kastets.
Por liderët e ekstremit të djathtë, që u takuan me Makron të hënën, thonë se partia e tyre do ta bllokojë kandidaten nga aleanca e majtë.
“Fronti i Ri Popullor, në programin e tij, në manovrat e tij dhe në personalitetet që e mishërojnë, sot përbën një rrezik për rendin publik, paqen shoqërore dhe natyrisht jetën ekonomike të vendit”, deklaroi Jordan Bardella.
Marin Le Pen ka bërë thirrje ndërkohë që Bashkimi Kombëtar të konsultohet përpara se të caktohet kryeministri.
Nga ana e tij, Fronti i Ri Popullor thotë se nuk do të marrë pjesë në konsultime të reja me Macron, veç rastit nëse diskutohet emërimi i Kastets.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse