Francë| Macron pret krerët e së majtës, bisedime edhe me Le Pen

23 Gusht 2024 | 15:58

Gjashtë javë nga raundi i dytë i zgjedhjeve legjislative, presidenti Emanuel Makron, që kishte kërkuar n “armëpushim Olimpik”, ka pritur kryetarët e partive të ndryshme për të diskutuar caktimin e qeverisë së re dhe kryeministrit.

Koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor, që fitoi shumicën e mandateve në zgjedhjet parlamentare por jo shumicën prej 289 vendesh që përbëjnë shumicën absolute, nisën këtë të premte konsultimet në pallatin Elize.

Përfaqësuesit e së majtës mbërritën në 10 e 30 me orën lokale, bashkë me kandidate e propozuar për kryeministre, Lusi Kastets, me profesion ekonomiste.

Kastets deklaroi përpara një grupi gazetarësh se Fronti i Ri Popullor është i vetëdijshëm se do t’i duhet të bëjë kompromise në mungesë të mazhorancës absolute.

Përpara Lojërave Olimpike të Parisit, Makron kishte refuzuar figurën e saj, duke zemëruar koalicionin e krahut të majtë që synon të udhëheqë vendin.

Pas bisedimeve me liderët e së majtës, Makron do të presë edhe ata të bllokut të qendrës, si dhe konservatorët e partisë së djathtë, “E drejta republikane”.

Ekstremistët e Bashkimit Kombëtar, Marine Le Pen dhe Xhordan Bardela do të ftohen gjithashtu në pallatin presidencial mëngjesin e së hënës.

Pas këtyre bisedimeve, Makron do të zhvillojë bisedime edhe me kryetarin e Asamblesë Kombëtare dhe atë të Senatit.

Rrjedhimisht i bie që kryeministri të mos jetë caktuar përpara të martës së ardhshme, ka saktësuar zyra e shtypit e Elizeut, pa dhënë detaje të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026