Kombëtarja niset drejt Pragës, futbollistët optimistë për përballjen me Ukrainën
Përgatitjet në Tiranë kanë marrë fund, ndërsa kombëtarja shqiptare ka udhëtuar drejt Pragës, ku dhe do të përballet me Ukrainën në kuadër të Ligës së Kombeve. Grupi është i plotë dhe atmosfera duket pozitive, me futbollistët kuqezi të cilët besojnë tek fitorja. Qaim Laçi e Marash Kumbulla ishin të radhës lojtarë të cilët treguan emocionet e tyre në prag të Nations League.
“E kemi për detyrë të bëjmë maksimumin pas paraqitjeve në Europian. Për mua është një ndeshje e veçantë me Ukrainën sepse luajmë në Çeki te stadiumi im”, deklaroi Qazim Laçi.
“Janë kundërshtarë shumë të vështirë, sidomos Ukraina. Si gjithmonë do të futemi në fushë për të fituar. Me Gjeorgjinë kemi edhe tifozat pasi luajmë në shtëpinë tone”, deklaroi mbrojtësi Marash Kumbulla.
Mbrojtësi i cili këtë verë iu bashkua Espanyolit në Spanjë foli më tej për atmosferën në skuadër.
“Besoj se grupi është gati, jemi stërvitur me intensitet të fortë dhe jemi gati për dy ndeshjet”, tha Kumbulla.
Ukrainë-Shqipëri luhet më 7 shtator në orën 20:45, ndërsa 3 ditë më pas në Tiranë vjen kombëtarja gjeorgjiane.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara