Dita e parë shkollës, Binjaku: Disa fëmijë e mirëpresin, disa përjetojnë ankth
Rifillimi i vitit shkollor nuk pritet njëlloj nga të gjithë fëmijët. Sipas ekspertëve, disa fëmijë e presin me padurim nisjen e shkollës, takimin me mësuesit dhe shokët, por ka të tjerë që e shohin si një periudhë që do t’i shkëpusë ata nga loja dhe familja.
Edhe më e vështirë, është për të vegjlit që shkojnë në klasën e parë. Në të gjitha studimet e kryera është dëshmuar që dita e parë e shkollës është një ditë që mbetet në kujtesë deri në fund të jetës, për disa është e bukur e për disa të tjerë traumatike.
“Impakti emocional i kësaj dite është shumë i madh, për disa nga fëmijët kjo ditë është e bukur, e shënuar, e gëzueshme, për disa të tjerë ajo lë gjurmë të një traume të vërtetë…Në mesin e nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës ka ndër ata që qajnë, që bërtasin, që duan prindin të ulet bashkë me ta, dhe kjo tregon që qasja është kryesisht e natyrës së traumës se sa një ngjarje natyrale dhe e shumë pritur”, thotë Entela Binjaku, sociologe.
Shenjat e ankthit mund të nisin më herët tek fëmijët, dhe ato sipas eksperteve shfaqen me zemërim, probleme me gjumin, apo momente melankolie.
Por në kushtet kur shkollës i kanë mbetur pak ditë për të rifilluar, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë disa hapa nga dëgjimi i shqetësimeve të fëmijëve deri tek vlerësimi i tyre, në mënyrë që t’i ndihmojmë për të tejkaluar shenjat e ankthit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta