Fluks në konsultore, nisja e shkollës nxit prindërit të bëjnë vaksinat e fëmijëve

4 Shtator 2024 | 18:31

Të shumtë kanë qenë fëmijët që këto ditë të shoqëruar nga prindërit e tyre janë paraqitur në Konsultoret e lagjeve për të injektuar vaksinën e radhës, apo ato vaksina që i kanë anashkaluar dhe nuk i kanë bërë.

Kartela me të gjitha vaksinat e detyruara është një ndër dokumentet që duhet në regjistrimet në çerdhe, kopshte e shkolla.

Paralelisht me ofrimin e shërbimit për të vegjlit mjekët e konsultorit po vijojnë të përditësojnë sistemin me vaksinat e kryera nga të gjithë personat deri në 18 vjeç.

Me ardhjen e njoftimit mjekët apelojnë që prindërit të paraqiten menjëherë për vaksinimin e fëmijëve.

Aktualisht kartela digjitale e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç gjenerohet në mënyrë automatike në e-Albania, pa pasur nevojën e paraqitjes në qendrën shëndetësore dhe tërheqjen e saj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026